FSHF zbardh kalendarin e kuqezinjve të Bushit, njoftohet ndryshimi në rregullore

UEFA ka marrë vendime të rëndësishme ditët e fundit, duke përcaktuar edhe datat e rikthimit të kompeticioneve më të rëndësishme të organizuara prej saj. Pas Champions League, Europa League dhe ndeshjeve të Kombëtareve, tashmë qeveria europiane e futbollit zbardh edhe kalendarin e moshave U-21.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme edhe rrugëtimin që do të kryejnë Shpresat e udhëhequra nga Alban Bushi për këtë vit. Gjithçka do të nisë më 4 shtator, ku kuqezinjtë do të ndeshen në transfertë me bashkëmoshatarët e Austrisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2021.

Ndërkohë ndeshja e fundit do të jetë me përfaqësuesen e 3 luanëve, më 17 nëntor. Në total janë 5 përballje për tu luajtur, ndërsa bëhet me dije edhe ndryshimi në rregullore, teksa hiqen “play-off“-et për këto kualifikuesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit me dije se UEFA ka përcaktuar tashmë kalendarin e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare U-21, pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.
Shpresat tona të drejtuara nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojnë në total pesë ndeshje, ku një prej tyre do të jetë ndeshja miqësore ndaj Sllovenisë U-21 dhe katër sfidat e tjera, janë të vlefshme për eliminatoret e EURO 2021.
Përballjet e kuqezinjve do të zhvillohen në muajt shtator, tetor dhe nëntor 2020, sipas këtij kalendari:

4 shtator/ Austri U-21 vs Shqipëri U-21
8 shtator/ Shqipëri U-21 vs Andorra U-21
8 tetor/ Shqipëri U-21 vs Slloveni U-21 (Miqësore)
13 nëntor/ Kosovë U-21 vs Shqipëri U-21
17 nëntor/ Angli U-21 vs Shqipëri U-21

Gjithashtu, bëjmë me dije se është ndryshuar rregullorja për këtë kompeticion sipas këtij rregulli: Janë hequr “play-off”-et dhe në Europian shkojnë 9 ekipet e renditura në vendin e parë në secilin grup, 5 vendet e dyta më të mira si edhe vendet organizatore të EURO 2021, Sllovenia dhe Hungaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online