Chelsea e ka mbyllur grupin si forcë e parë. Blutë e Londrës kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë në shtëpi kundër Dinamos së Zagrebit. Kroatët kaluan shpejt në avantazh, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 7 me anë të Petkoviçit.
Megjithatë përmbysja erdhi brenda pjesës së parë. Fillimisht Sterling në minutën e 18 dhe më pas Zakaria në minutën e 30 i japin tre pikët skuadrës angleze. Në fushën e lojës zbriti edhe Armando Broja. Potter i la në dispozicion vetëm 30 minutë, pavarësisht se pritej aktivizimi i tij nga fillimi i ndeshjes. Sulmuesi shqiptar dha disa shkëndija pozitive me shpejtësinë e tij në krahun e djathtë, por nuk ia doli të provojë golin e tij të parë në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
What a goal by sterling btw ? pic.twitter.com/u9kfm9sMHU
— CFCRender (@MandoBroja) November 2, 2022