Rast unikal në Champions! Izraelitët “hapin portën”, Benfika lë mbrapa PSG në renditje për shkakun e këtij rregulli që nuk mendohej se do përdorej

Grupi H ka prodhuar surpriza të mëdha në Champions League. Benfika ka arritur që të marrë vendin e parë të renditjes duke lënë mbrapa PSG, ndërsa Juventusi shkon në Europa League. Bardhezinjtë kanë grumbulluar të njëjtën kuotë pikësh me Makabi Haifën, që në mbrëmjen e sotme “ka hapur portën” me 6 gola të pësuar në shtëpi.

Vërtet interesante është ajo që ka ndodhur sa i përket vendit të parë. Benfika ka grumbulluar 14 pikë, po aq sa PSG. Golavarazhi i Benfikës është 16:7, identik sa i PSG. Dy ndeshjet mes tyre kanë përfunduar me shifrat 1-1. Por për shkak të më shumë golave që kanë realizuar në ndeshjet jashtë shtëpisë, Benfika merr vendin e parë në grup. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online