VIDEO/ Çfarë po ndodh? Lojtarët kundërshtar e lanë për gol, Armando Sadiku nuk shënon përballë portierit

Çfarë po ndodh me Armando Sadikun? Sulmuesi i Kombëtares ka një kurbë të karrierës tërësisht të çuditshme mes ngritjeve dhe uljeve që vijnë jo në bazë të llogjikës. Në kohën kur ishte te Malaga, futbollisti kuqezi shënonte thuajse në çdo ndeshje.

Pikëpyetja e vetme ishte për mënyrën sesi do realizohej goli. Por nëse kërkojmë për tundjen e fundit të rrjetës nga ana e Sadikut, atëherë do të ndaleshim te 28 qershori 2020. Thuajse 1 vit që ky sulmues nuk shënon dhe kjo i kushtoi së fundmi Kombëtaren, pasi nuk u thirr nga Reja.

Në mbrëmjen e sotme Sadiku luajti ndeshjen e tretë me Bolivarin dhe sërish nuk arriti të realizonte, ku ashtu si edhe te Erzurumspori, nuk ka gjetur ende asnjë gol të vetëm. Ekipi i Bolivar do të fitonte në shifrat 2-0 kundër Blooming, por rasti i humbur nga Sadiku në minutën e 71 ishte një histori më vete.

Topi i ardhur nga pas shpine të mbrojtësave të Blooming do të përfundonte saktë në këmbët e Sadikut. Ky I fundit gjendej i vetëm përballë portierin kundërshtar, ndërsa dy qendër mbrojtësat rival u dorëzuan dhe nuk po vraponin më tepër pasi prisnin që topi të dilte nga rrjeta.

Por Sadiku do të bënte më të vështirën duke ia falur golin Blooming. Ky nuk ishte rasti i vetëm që sulmuesi shqiptar do të humbiste, ku herë pas here është shoqëruar me vendosjen e duarve në kokë nga trajneri që nuk po i besonte syve. Tashmë ana psikologjike po rëndon shumë te lojtari që ka thuajse 1 vit pa shënuar gol në ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online