Renild Kasemi është talenti tjetër shqiptar që luan në Greqi dhe duhet pasur gjithmonë në vëmendje. Mesfushori 18-vjeçar është stërvitur me ekipin A të Olimpiakosit, duke u rrit së tepërmi falë leksioneve të marra në një prej ekipeve më të mira greke. Ndërkohë si për të ndihmuar grupmoshën U-19, drejtuesit e klubit e kaluan Kasemin tek të rinjë për ndeshjen kundër OFI.
Menjëherë Kasemi do të merrte rolin e protagonizmit duke shënuar në fitoren 0-4. Mënyra sesi talenti shqiptar arriti që të dërgonte topin në rrjetë ishte shumë e veçantë dhe të kujton Zlatan Ibrahimoviç. Ky gol ka marrë jehonë të madhe edhe në Greqi, ndërsa Kasemi ka zhvilluar 3 ndeshje për Shqipërinë U-17 dhe do të linte përshtypje të mirë trajnerit të ekipit të parë të Olimpiakos gjatë grumbullimit debutues, duke e duartrokitur shpeshherë në stërvitje. /Sport Ekspres/