VIDEO/ “Çfarë gëzimi të të shohim përsëri”, rikthimi i Keidi Bares lumturon Malagan

Keidi Bare ka munguar në fushën e lojës me Malagan prej rreth një muaji. Shkak është bërë një dëmtim i pësuar nga mesfushori shqiptar. Megjithatë kjo duket se është lënë pas, teksa Bare është rikthyer të stërvitet sërish me ekipin. Këtë gjë e tregon vetë klubi spanjoll, që shpërndan në faqen e tij zyrtare një video në të cilën shfaqet rikthimi i futbollistit shqiptar në skuadër.

Bashkimi i lojtarit kuqezi me pjesën tjetër të ekipit është pritur mjaft mirë nga klubi. Futbollistët e tjerë së bashku me trajnerin mirëpresin e buzëqeshje Baren. “Keidi tashmë është me grupin!  Ende nuk e ka mbaruar tërë seancën, por çfarë gëzimi na jep të shohim përsëri në jeshile!”, ka shkruar Malaga për motorin e mesfushës së tyre, duke e bërë të qartë se çfarë rëndësie ka Bare në ekip./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online