VIDEO | Cetkoviç “vallëzon” me Sutjeskën, driblime dhe… asist

Marko Cetkoviç, ish-futbollist i Laçit dhe Partizanit, vazhdon të paraqitet mirë në Mal të Zi. Në verë kampionët e Sutjeska i bënë një ofertë dhe mesfushori e pranoi, edhe pse financiarisht Tirana i kishte bërë një propozim edhe më të mirë.  Këtë sezon ai ka gjetur katër herë rrugën e rrjetës, ndërkohë që nuk mungojnë as asistent e dhëna.

I fundit ka ardhur në takimin që Sutjeska fitoi ndaj Lovçen me rezultatin 1-3. Cetkoviç ishte protagonist në kthimin e rezultatit, pasi asistoi në golin e barazimit për skuadrën e tij. Fantazisti shmangu dy kundërshtarë dhe krosoi mjaft bukur për Nediç, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Dhjetë minutat e fundit kampionët në fuqi të Malit të Zi shënuan edhe dy herë të tjera dhe morën pikët e plotë. Sutjeska kryeson kampionatin pas 20 javësh me pesë pikë më shumë se Ofk Titograd (Mladost Podgorica).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online