VIDEO/ Çema dhe Musolli! Te Kukësi e bëjnë sefte ndaj Flamurtarit, festival golash për vendin e parë

Kukësi vazhdon të ruajë kreun e Superiores, pasi ka marrë sot tre pikët në transfertën me Flamurtarit. Verilindorët kanë fituar me shifrat 1-4 dhe vazhdojë kështu rdrejt objektivit të tyre për këtë sezon. Ekipi i udhëhequr nga Shpëtim Duro shënoi dy herë gjatë pjesës së parë të takimit.

Do të ishte fillimisht sulmuesi Shkurtaj ai që do të zhbllokonte shifrat që në minutën e 7 të ndeshjes. Vetëm 6 minuta më vonë do të ishte sërish ai që do të shënonte edhe të dytin, por këtë herë duke mposhtur portierin kundërshtar nga pika e bardhë e 11 metërshit. Ndërkohë në fraksionin e dytë të lojës flamurtari do të tregonte shenja jete me anë të një goli fantastik nga distanca që erdhi nga këmbët e Vrapit. Ky i fundit ngushtoi shifrat në 1-2, por në të 69-n do të ishte Musolli që me kokë e çon topin në rrjetë me kokë, ndërsa ishte goli i parë sezonal për të. Sefte e ka bërë edhe sulmuesi Çema, që shënoi me të majtën e tij një gol që kishte pak rëndësi për ndeshjen, por shumë për statistikat personale. /Sport Ekspres/

 

Flamurtari: Moçka, Muçollari, Qarri, Nebihu, Pjeshka, Vrapi, Kreshpa, Diamanti, Rrapaj, Haruni, Ribaj

Kukësi: Xhika, Maliqi, Musta, Obanor, Teqja, Musolli, Limaj, Abazi, Etemi, Gavazaj, Skurtaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online