Gati për foton e radhës! Tirana me Egbon është vetëm fitore dhe festë, përmbys edhe Teutën (VIDEO)

Tirana është e pandalashme me në krye Egbon, teksa merr kështu 6 fitore radhazi në po kaq takime të zhvilluar me këtë trajner. Njeriu i heshtur që po i jep kaq shumë bardhebluve, duke i rikthyer të mendojnë seriozisht për titullin, ndërsa kur mori drejtimin e skuadrës, ishte gjëja e fundit që mund të diskutohej.

Këtë herë kryeqytetasit kanë fituar me rezultatin 2-1 duke përmbysur në “Air Albania” Teutën. Goli i Lorenzo Vilës krijoi përshtypjen se Egbo do të bënte hapin e parë të gabuar në Superiore, por Ngo dhe Torasa e përmbysën rezultatin. Tashmë te Tirana do të ketë me siguri një fotografi të radhës sa i përket gëzimit në dhomat e zhveshjes. Shumë herë janë shkrepur momente të tilla në këto 6 ndeshjet kur në krye ka qenë Egbo. Tre pikë dhe një selfie gëzimi pas fitores, Tirana afrohet me titullin në mënyrën më të mirë… /Sport Ekspres/

Superiorja është duke vazhduar me javën e 20 të saj, ndërsa do të luhen dy takime në orën 17:00. Tirana do të ketë përballë Teutën, dy skuadra këto me shumë vlera në organikën e tyre. Trajnerët kanë përzgjedhur emrat më të mirë për t’i aktivizuar si titullarë, ndërsa te bardheblutë do të jetë në majën e sulmit Ngo, ndërsa nga ana tjetër Kulibali.

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Torassa, Kobina, Cale, Ngo

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Hrljiç, Kuro, Aleksi, E. Vila, Kallaku, Cyrbja, L. Vila, Kulibai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online