VIDEO/ Çdo trajner tjetër do të kishte shpërthyer në festë, Ançelotit nuk i bëjnë përshtypje as 2 gola për 3 minuta ndaj Barçës

Karlo Ançeloti dëshmoi edhe një herë tjetër se është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim. Kreu i pankinës së Realit shtoi një tjetër trofe në vitrinën e tij. Këtë herë trofeu shijoi më shumë, duke qenë se erdhi pas një fitoreje 4-1 kundër një rivali të përjetshëm si Barcelona.

Në një finale si Superkupa e Spanjës emocionet janë të mëdha, por jo për Ançelotin. Ky i fundit ka tërheqhur vëmendjen me qendrimin e tij të ftohtë gjatë ndeshjes. Viniciusi shënoi dy gola brenda 3 minutave dhe Reali i Madridit po udhëhiqte 2-0 në minutën e 10 të takimit. Në të tilla kushte, çdo trajner tjetër do të kishte shpërthyer në festë, por me Ançelotin ndodhi e kundërta. Trajnerit italian nuk i bëri aspak përshtypje rezultati teksa vijoi të mbetej i ftohtë dhe serioz pas vijës kufizuese të fushës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online