Flamurtari-Bylisi 2-3 Ribaj 78′ p, Hoxhaj 36/ Malçi 32′, 90’+7′, Hidi 62′ p
“Përgëzime për Flamurtarin. U kujtua të luante në Laç pas 700 javësh”, ishte ironia e përdorur nga Cungu për paraqitjen e vlonjatëve në atë transfertë, ku kurbinasit rrezikuan jo pak për të mos dalë me pikë të plota. Gjithsesi do të arrihej fitorja me shifrat 2-1, pavarësisht se Cungu ndieu rrezikun dhe panikun që i’u shfaq në një ndeshje të llogaritur të mbyllur që pa nisur.
Pikërisht për këtë arsye do të vinte edhe shpërthimi në fund, ndërsa duhet thënë që Flamurtari meriton të gjithë duartrokitjet. Një ekip i cili ka dalë nga elita e futbollit tonë prej kohësh, por nuk po e prish kampionatin siç mund të ndodhte në raste të tjera.
Përkundrazi, madje edhe në ndeshjen e sotme e ka bërë me “dhimbje koke” Bylisin. Ndeshja ka mbaruar me shifrat 2-3 me golin e fitores për miqtë që erdhi në sekondën e fundit. Për krahun e vlonjatëve shënuan Hoxhaj dhe Ribaj nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë që te ballshiotët e tundi rrjetën Malçi me dopietë dhe Isli Hidi nga 11-metrat, me portierin e Ballshit që shkon në 6 gola të shënuar në kampionat. /Sport Ekspres/
Flamurtari është duke u ndeshur përballë Bylisit në takimin e vlefshëm për javën e 33 të Superiores. Pavarësisht fjalës së Cungut, vlonjatët po tregojnë se luajnë futboll jo vetëm në Laç. Pjesa e parë ka përfunduar në shifrat 1-1, me ekipin e Troisi që vazhdon të mbetet kockë e fortë për kundërshtarët.
Malçi gjeti golin e parë në minutën e 32 pasi u fut bukur në brendësi të zonës dhe gjuajtja e tij ishte e pandalshme për Moçkën. Nuk duhej të kalonin më tepër se 4 minuta dhe Hoxhaj ka gjetur golin te Flamurtari me një tjetër goditje nga distanca, ndërsa në ditën e sotme ky futbollist feston edhe datëlindjen. /Sport Ekspres/
Flamurtari: Moçka, Hoxhaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Aliaj, Vrapi, Rrapaj, Lukas Ramos, Haruni, Ribaj.
Bylis: Hidi, Ntepe, Shkalla, Janku, Peposhi, Ujka, Murataj, Hadroj, Ndreca, Mocone, Malçi.