VIDEO/ Bylis përmbysi rezultatin ndaj Tiranës në Kupë, humbet edhe penallti në sekondë të fundit

Bylis-Tirana 2-1 Murataj 65′, 76’/ Hasani 20′

Bylisi ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Tiranës në shifrat 2-1. Ky takim ishte i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë dhe ka ende 90 minuta të tjera për të zhvilluar, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në 15 korrik.

Hasani kaloi i pari në avantazh bardheblutë në minutën e 20, teksa ishte i pambuluar në zonë dhe atje ku duhej të gjendej Goxha. Ky i fundit i ka kërkuar falje Dovedan, ndërsa ky i fundit i’u kthyer i irrituar: “Për çfarë më duhet mua falja tani?”.

Gjithsesi ballshiotët u futën me një tjetër fytyrë në pjesën e dytë, duke përmbysur gjithçka. Fillimisht me një “dhuratë” të Albi Dokës që ia bëri të lehtë Muratajt gjetjen e barazimit, ndërsa në minutën e 76 ishte i njëjti autor që vulosi takimin. Jurgen Goxha kishte shansin e artë për të shënuar golin e tretë në sekondën e fundit të takimit, por do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë. /Sport Ekspres/

20′ Hasani shënon gol me kokë dhe i pambuluar në zonë. Goxha duhej të ishte afër tij dhe i kërkon falje trajnerit të irrituar. Dovedan ia kthen: “Për çfarë më duhen mua faljet tani?”

 

Bylis: Miraka, Ntepe, Goxhaj, Janku, Peposhi, Ujka, Mëllugja, Murataj, Qardaku, Sallaku, Ndreca

Tirana: Lika, Doka, Muça, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Karabeci, Halili, Hasani, Kobinah, Dunga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *