“A i lejon Zoti këto gjëra, se je besimtar?”! Egbo i përgjigjet akuzave: Kam ndërgjegje të pastër, nuk ua falëm

0

Bylisi ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Tiranës në shifrat 2-1. Ky takim ishte i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë dhe ka ende 90 minuta të tjera për të zhvilluar, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në 15 korrik.

Hasani kaloi i pari në avantazh bardheblutë në minutën e 20, teksa ishte i pambuluar në zonë dhe atje ku duhej të gjendej Goxha. Ky i fundit i ka kërkuar falje Dovedan, ndërsa ky i fundit i’u kthyer i irrituar: “Për çfarë më duhet mua falja tani?”.

Gjithsesi ballshiotët u futën me një tjetër fytyrë në pjesën e dytë, duke përmbysur gjithçka. Fillimisht me një “dhuratë” të Albi Dokës që ia bëri të lehtë Muratajt gjetjen e barazimit, ndërsa në minutën e 76 ishte i njëjti autor që vulosi takimit. Jurgen Goxha kishte shansin e artë për të shënuar golin e tretë në sekondën e fundit të takimit, por do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Egbo (Tirana): “Nëse do të kishim humbur 3-1 me atë penallti do të ishte ndryshe. Kemi ende mundësi për ta kthyer në Tiranë”.

Pyetja e Tufës: “Përmend shumë herë Zotin si besimtar. A i lejon Zoti këto gjëra për atë që ndodhi sot?”.

Egbo: “Ka ndikuar shumë edhe vapa, të jesh këtu do e kuptosh. Ndikuan shumë edhe temperaturat për rënien e nivelit tonë. Unë për vete e kam kam ndërgjegjen e pastër. Tirana nuk ka falur asgjë për Bylisin. I thashë edhe djemëve para ndeshjes që duhej të shënonim një gol dhe jemi ende në lojë për kualifikim. Gjithçka mund të ndodhte, po ju them që kanë qenë edhe temperaturat e larta”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.