Pas fitores së vështirë me Lituaninë në transfertë, Kosova ka luajtur edhe takimin e fundit për muajin tetor në Ligën e Kombeve. Dardanët janë përballur me Qipron atje ku fituan pastër, 3-0. Golat janë realizuar nga ana e Rrahmanit, Krasniqit dhe Sahitit. Një performancë fantastike e dardanëve, që në një sektor të stadiumit, është venitur disi.
Fajtorja është një dhe e vetme, një femër e cila shërbente pijet për tifozët që po e ndiqnin ndeshjen nga shkallët e stadiumit. Bukuria e saj ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme, aq sa shumë prej njerëzve që gjendeshin në atë sektor e harruan tërësisht ndeshjen dhe rezultatin e Kosovës.
Ëmbëlsia në fytyrën e vajzës i marrosi të gjithë në Fadil Vokrri dhe disa prej tyre nuk ngurruan për të nxjerrë telefonat dhe për ta shpërndarë edhe me të tjerët këtë moment, me ata të cilët nuk e panë nga afër ndeshjen, nëse mund të themi ndeshjen, pasi nuk ishte ajo arsyeja kryesore.
Një video e vajzës në fjalë duke servirur pijet në stadium është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka marrë më shumë sesa 1 milion shikime. Për një moment Edon Zhegrova dhe të tjerë janë lënë në hijen totale, personazhi i ditës ishte padyshim femra që shërbente pijet. Jo vetëm kaq, kjo video ka edhe një mesazh domethënës, femrat mund të tërheqin të gjithë vëmendjen edhe nëse nuk dalin në lakuriqësi, edhe nëse janë duke punuar në një punë që shumë të tjerë do ta quanin të rëndomtë, sepse bukuria qëndron përtej veshjes. /Sport Ekspres/