VIDEO/ Broja debuton në Champions kundër murit kroat, Dinamo e Zagrebit shokon Chelsea-n në ndeshjen hapëse

Sezoni i ri i Champions League-s nis me një surprizë. Dinamo e Zagrebit ka shokuar Chelsea-n mbrëmjen e sotme në “Maksimir“. Kampionët e Kroacisë kanë mposhtur blutë e Londrës me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 13 me anë të një kundërsulmi perfekt të Orsiçit.

Megjithëse me shumë minuta në dispozicion Chelsea nuk mundi të çonte topin në rrjetën e Dinamos. Këtë mbrëmje regjistroi debutimin e tij në Champions League edhe Armando Broja. Talenti shqiptar zëvendësoi Aubameyang-un në minutën e 59, por pa mundur ta festojë me gol debutimin e tij. Broja hasi në murin kroat, që la thuajse aspak hapësira në prapavijë. Chelsea u shfaq rrezikshëm vetëm disa herë në minutat e fundit, por portieri i Dinamos së Zagrebit ishte i vëmëndshëm dhe nuk lejoi që topi të kalonte pas shpinës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online