VIDEO/ Broja ç’akordon mbrojtjen e Tottenham-it, sa pranë i shkon golit të dytë

Armando Broja ka zhvilluar një pjesë të parë fantastike kundër Tottenham-it. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka shënuar golin e barazimit në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 36 ishte fare pranë golit të dytë. Një top i gjatë përpara ç’akordon mbrojtjen e Antonio Conte-s, teksa Broja u shmanget tre fanellave kundërshtare dhe vihet në zotërim të topit.

Megjithatë goditja në fund përfundon pranë shtyllës, duke mos arritur të gjejë rrjetën për herë të dytë. Një shans ky që ka sjellë edhe britmat e trajnerit Hasenhuttl, i cili bazuar në aftësitë e lojtarit shqiptar priste që topi të shkonte në portën e Tottenham-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online