Në fund të ndeshjes, kapiteni kuqezi e kapi me sulmuesin e Lacios. Motivi do t’iu habisë
Sikur të mos mjaftonte humbja dhe katër golat e pësuar (përveç se tripleta nën sytë e tij nga Imobile), për Leonardo Bonuçin, ndeshja në Romë ndaj Lacios ka përfunduar dhe më keq. Një grindje e ashpër me Imobilen, me nervozizëm në majë nga ana e mbrojtësit të kombëtares dhe Milanit. Kjo nuk i ka shpëtuar kamerave, që kanë regjistruar gjithçka ndodhi dhe, madje, edhe momentin kur Bonuçi largohet pa i dhënë dorën sulmuesit të kombëtares dhe pa ndërruar fanellën.
Nervoz dhe i irrituar, menjëherë sapo ka përfunduar ndeshja, mbrojtësi kuqezi ka shkuar të kapë sulmuesin, autor të tripletës personale. Në rrjetet sociale, portale por edhe në gazetat italiane, lajmi që ka qarkulluar mbi motivin kishte të bënte me akuzat që sipas tij Imobile kishte provuar një parabolë nga mesi i fushës me ndeshjen 4-1 për Lacion. Por, motivi nuk është aspak ky. Sipas “Gazzetta dello Sport”, në fakt, motivi ka të bëjë me faktin që Imobile iu vërsul Nikola Kaliniçit pasi ky i fundit u rrëzua në zonën e rreptësisë së Lacios, duke kërkuar penallti. Bonuçi shkoi në mbrojtje të shokut të skuadrës dhe i tregoi Imobiles se duhet të ketë më shumë kujdes kur akuzon dhe i flet dikujt tjetër, duke qenë se edhe Lacios iu dha penallti…
https://www.youtube.com/watch?v=g2suvwfdjtQ