VIDEO/ Boksieri shqiptar humbi ndjenjat dhe solli panik në ringun e “Air Albania“-s, dueli për të zgjati vetëm 45 sekonda

Dueli mes Amarildo Vrajas dhe Borislav Velevit parashikohej si më i rëndësishmi pas Marku-Parras mbrëmjen e djeshme. Boksieri shqiptar do të lu.ftonte në ring për titullin WBC Youth Intercontinental Super Welter, por gjërat nuk shkuan sipas planit të tij.

Ndeshja për të zgjati vetëm 45 sekonda. Kaq i mjaftoi boksierit bullgar për të hedhur knock-out Vrajën. Një breshëri grushtash vërshuan mbi Amarildo Vrajën, i cili humbi për një moment ndjenjat. Megjithatë paniku kaloi shpejt, pasi boksieri i ri u ngrit përsëri në këmbë, por pa mundur ta fshehë dot hidhërimin për mënyrën se si rrodhi ky duel./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *