Vedat Muriqi është kthyer në një mostër, pasi në Turqi vijon të shënojë rregullisht për Rizesporin. Sot ia ka dalë që në minutën e dytë, teksa ka ndëshkuar skuadrën e Konjaspor. Për sulmuesin shtatlartë ky është goli i 11-të në kampionat.
https://twitter.com/EZSPOR/status/1106868071455690752
Por jo vetëm ka shënuar, pasi sulmuesi ishte vendimtar edhe te goli i dytë i Rizesporti, që vulosi fitoren 0-2. Në minutën e 68-të ai asistoi për Samudio dhe ky i fundit i vetëm me portierin realizoi golin që mbylli llogaritë.
https://twitter.com/goalforza/status/1106894173804875776
Gjashtë prej tyre i ka shënuar gjatë vitit 2019 dhe për trajnerin e Kosovës, Bernard Shaland, është një lajm i mirë kjo ecuri që ka Vedat Muriqi. Gjatë muajit janar ai u përfol edhe për një kalim te gjigantët e Gallatasarajit.
Gjithsesi nuk lëvizi dhe duket se kjo është zgjedhja më e mirë. Në verë me shumë mundësi do të ndryshojë ekip dhe mbetet për t’u parë se ku do të transferohet sulmuesi që në muajin prill mbush 25 vjeç. Në të shkuarën ai ka luajtur edhe në Superiore, konkretisht me Teutën dhe Besën e Kavajës.