VIDEO/ Birrat fluturojnë në ajër! Përjetimi i jashtëzakonshëm i golit të Hendeson, ja festa e çmendur e tifozëve anglezë

Anglia ka marrë sot një fitore të thellë 4-0 kundër Ukrainës dhe do të kthehet në “Wembley“ për tu përballur me Danimarkën në gjysmëfinale. Lojtarët e Southgate kanë rikthyer besimin te tifozët anglezë, të cilët kanë nisur të ëndërrojnë se trofeu i Europianit do të kthehet përsëri në shtëpinë ku lindi futbolli, në Angli.

ishullorët e kanë përjetuar në mënyrë të jashtëzakonshme fitoren e Kombëtares së tyre, duke shpërthyer në festë të çmendur në ambientet ku janë grumbulluar për të ndjekur këtë sfidë. Në rrjete sociale kanë nisur të qarkullojnë pamje nga festimi i tifozëve anglezë, që pas golit të Henderson kënë fluturuar në ajër birrat dhe menjëherë kanë filluar të këndojnë e të kërcejnë me njëri-tjetrin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online