VIDEO/ Bielsa çmend Anglinë me Lidsin e tij, surpriza më e bukur e Premier League ndal edhe Sitin e Guardiolës

Lidsi mund të quhet pa frikë surpriza më e bukur e Premier League. Skuadra angleze vjen në elitë pas 16 vitesh për të mos u kthyer më pas. Në 4 javët e para skuadra e Bielsës ka çmendur ishullin britanik me paraqitjet dhe rezultatet në fushën e lojës. Sinjalet e para u dhanë që në ndeshjen hapëse kundër kampionëve të Liverpulit, që iu desh një gol nga fundi i ndeshjes për të marrë tre pikët në thrillerin me rezultatin 4-3.

Një takim që pasohet nga fitore, për të mbërritur te barazimi i sotëm. As Mançester Siti nuk e tremb këtë skuadër, që arrin të ndalë kështu lojtarët e Guardiolës. 1-1 ka përfunduar takimi, ku Lids ka barazuar në minutën e 59 pasi shfrytëzoi mjaft mirë gabimin e portierit Ederson. Megjithatë ai gabim i portierit kundërshtar nu kia heq aspak vlerat skaudrës së Bielsës, që tregoi përgjatë 90 minutave se e meritonte atë pikë të marrë kundër “qytetarëve”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/RockyKlopp/status/1312449466180333568

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online