VIDEO/ Besojeni ose jo, por ndodhi në Skoci! Trajneri futi portierin në majën e sulmit, realizoi golin e çmendur që do ta kishte zili edhe Cristiano Ronaldo

Një situatë e pabesueshme ka ndodhur në ndeshjen në Skoci ndërmjet Raith Roversk dhe Arbroath dhe “fajtori” për gjithçka është portieri i skuadrës mike. Ali Adams, i cili është portieri rezervë i Arbroath, ka shënuar një gol të pabesueshëm nga rreth tridhjetë metra.

Si zakonisht, Ali e nisi ndeshjen në stol, por papritur pati mundësinë të luajë në pjesën e dytë. Skuadra e tij kishte vetëm katër lojtarë në pankinë dhe trajneri kishte bërë tre ndryshime. Aaron Steele i Arbroath u lëndua dhe portieri rezervë duhej të vinte në vend të tij, në krye të sulmit. Adams nuk e mendoi dy herë, nuk kishte zgjidhje tjetër, hyri në fushë në të 57 dhe në minutën e 76 shënoi një kryevepër që do ta kishte zili çdo sulmues i njohur në Europë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online