Beshiktashi ka mposhtur sot Kajserisporin me shifrat 0-3 mbrëmjen e sotme. Por pavarësisht fitores me rezultat bindës, klubi bardhezi është ndjerë “i vjedhur” në këtë përballje. Bëhet fjalë për një çast gjatë ndeshjes kur Imobile u rrëzua në zonën kundërshtare dhe kërkoi një 11 metërsh, por gjyqtari mendoi ndryshe.
Pas përfundimit të sfidës, klubi nga Stambolli ka shpërndarë videon me rastin që shkaktoi polemika. Bashkëngjitur videos, klubi Beshiktash shkruan: “Si faqja zyrtare e Beshiktashit, ne pyesim vazhdimisht për përkufizimin e penalltisë dhe se kur duhet dhënë një penallti. Nuk mund të gjejmë dot një përgjigje për pyetjen tonë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Be?ikta? resmi X hesab? olarak penalt?n?n tan?m?n? ve ne zaman penalt? verilece?ini belli aral?klarla soruyoruz. Sorumuza cevap bulam?yoruz! pic.twitter.com/6f90Aswmee
— Be?ikta? JK (@Besiktas) September 30, 2024