VIDEO/ Berisha pa faj, Atalanta pa “karburant” në Europë!

Hara-kiri Atalanta… Skuadra italiane, që sot zbriti në fushë ndaj Sarajevos në turin e dytë kualifikues të Europa League, ka bërë dhe ka zhbërë, duke mbajtur diskutimin kualifikim të hapur edhe për sfidën e dytë, në Bosnje Hercegovinë, përballë ekipit që dikur ka qenë kundërshtar edhe i Kukësit.

https://www.youtube.com/watch?v=0pG0AmnHhNs

Një ndeshje me dy fytyra për djemtë e Gasperinit.  Në fakt, duhet të ishte një mbrëmje festive dhe gjithçka nisi në mënyrë të shkëlqyer për Atalantën e Etrit Berishës, të cilës iu deshën vetëm 11 minuta për të gjetur golin me anë të Rafael Toloit në “Mapei Stadium” të Rexho Emilias… Aq sa, gjithçka shkoi në dishezë kur në fund të pjesës së parë, në një krosim nga e djathta, kur Mançini e shtyu me kokë në rrjetë topin në shtyllën e dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=tE9sEE3zOvU

Por, një “black out” mes minutës së 67’ dhe 73’ ka bërë që gjithçka e mirë e bërë deri në atë moment të flaket në plehra. Ka qenë aktivizimi i Hanxhiç për miqtë që ka ndryshuar gjithçka. Pikërisht Hanxhiç ka shkurtuar diferencën pas një krosimi nga e djathta, duke mposhtur Berishën, që e kishte të pamundur të reagonte në një distancë të shkurtër dhe në goditje fluturimthi nga kundërshtari.

Më pas, po Hanxhiç ka ka krijuar panik në zonë dhe pasi Berisha ka pritur por ka lëshuar topin, Sisiç ka goditur fort diagonalisht dhe ka gjetur rrjetën dhe barazimin.

Bergamaskët kanë provuar në çdo formë të gjejnë golin e fitores, por edhe pse arbitri akordoi 7 minuta shtesë, bluzinjtë u ndalën në një barazim që komprometon Europën, edhe pse në Sarajevë i kanë të gjitha shanset të fitojnë.

Sigurisht, përgatitja fizike ndihet dhe jo pak, pasi jemi ende në korrik…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online