Ky sezon i ri është hapur në mënyrën më të mirë për Etrit Berishën, që edhe njëherë tregon aftësitë e tij brenda katërkëndëshit. Portieri shqiptar ka marrë rolin e heroit në ndeshjen hapëse të Serie B, ku përballë kishte ekpin e Silvio Berluskonit, Monzan. Berisha ka qenë vendimtar me pritjet e tij, duke fluturuar brenda kuadratit të portës, duke e mbajtur rrjetën të paprekur.
Ndërkohë në minutën e 81-të të takimit, gardiani i Kombëtares kuqezi ka fituar duelin e pikës së bardhë të penalltisë me Gytkjaer. Ky i fundit e sheh topin të ndalet nga dora e Etrit Berishës, që i mohon golin Monzas dhe i jep një pikë skuadrës së tij, teksa ndeshja u mbyll me shifrat 0-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/