Robert Levandovski e përfundoi dje vitin kalendarik me Barcelonën. Futbollisti polak doli nga fusha që në pjesë të parë, teksa u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda 20 minutave. Vendimi i arbitrit nuk i ka pëlqyer aspak 34-vjeçarit, që gjatë kohës kur po i drejtohet tunelit për në dhomën e zhveshjes bën një gjest që nënkuptonte se gjyqtari kishte konsumuar drogë.
Ky veprim është shënuar nga Gil Manzano në raportin e tij të ndeshjes dhe pritet të sjellë një pezullim për 3 takime për polakun. Por Levandovski ka zgjedhur të justifikojë gjestin e tij, duke u shprehur se po i drejtohej Ksavit dhe jo arbitrit. Kjo pasi vetëm pak ditë më parë kishin diskutuar mbi një skenar të ngjashëm.
“Është disi për të qeshur. Javën e kaluar fola me Ksavin se si duhet të jem i kujdesshëm kur të marr një karton të verdhë, sepse do të jetë e vështirë. E kishim një ndjesi të tillë. Ia bëra gjestin Ksavit, jo gjyqtarit. Nënkuptonte se ishim duke folur për një situatë të tillë dhe ajo ndodhi. Është faji im”, ka sqaruar Robert Levandovski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Y este gesto de Lewandowski haciendo como que el árbitro está “drogado” seguramente le van a dejar pasar.
Vía libre, como siempre. pic.twitter.com/7RKoWYJqcw
— Curva Madridista (@curvamadridista) November 8, 2022