Andi Zeqiri është emri që bëri “lëmsh” gjithë Kosovën dhe tifozët shqiptar. Një “lojë e pisët” u luajt prej tij, teksa i ati e premtonte të luante për Kosvën, ndërsa në Zvicër rezultonte tjetër histori. Shpresat e tifozëve shqiptarë u shuan, kur futbollisti më i ri i Brigtonit “i tradhëtoi” duke u shfaqur i lumtur te Kombëtarja U21 e Zvicrës.
Madje sot ka festuar edhe golin me 21-vjeçarët helvet, të cilët kanë mposhtur me shifrat 0-3 bashkëmoshatarët e Gjeorgjisë. Në minutën e 69, Zeqiri tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, nga ku dyfishon shifrat e ndeshjes. Ndërkohë protagonist ka qenë edhe një tjetër shqiptar. Bastien Toma ishte autori i asistit në golin e parë të ndeshjes, duke dhënë një pasim perfekt për shokun e skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/