Atalanta ka mposhtur Spezia-n me rezultatin 3-2, duke u ngjitur në vendin e katërt në renditje, pavarësisht se kundërshtarët që rivalizojnë për zonën Champions kanë një ndeshje më tepër në dispozicion. Spezia gjeti e para rrugën e rrjetës me anë të Gyasi-t, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 18 të takimit. Por bergamaskët kthejnë sërish baraspeshën në pjesën e parë, teksa në minutën e 32-të De Roon-i i çon shifrat në 1-1.
Pjesa e dytë nis me epërsinë e Atalantës. Zikaltrit përmbysin ndeshjen më minutën e 49m kohë kur Zappacosta e dërgoi topin në rrjetë. Goli që do të siguronte më pas fitoren u shënua në minutën e 54-t dhe protagonist ishte edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptar dha asisitin për Murielin, i cili në brendësi të zonës nuk gaboi të shënonte. Spezia ngushton shifrat 10 minuta më vonë, por pa mundur t’i mohojë fitore Atalantës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/