Karim Benzema është kthyer në shtëpi. Sulmuesi francez ka shkuar atje nga ku e nisi gjithçka, te Lioni. Klubi që i dha shansin për t’u bërë futbollist kishte përgatitur një pritje madhështore për ish-lojtarin e tij. Një pritje edhe më emocionuese nga ajo e Realit të Madridit.
Përpara nisjes së ndeshjes së sotme kundër Nisës, Karim Benzema ka hyrë në fushë për të përshëndetur tifozët dhe gjeti një atmosferë spektakolare. Dritat e stadiumit ishin fikur dhe vezullonin vetëm ato të aparateve celularë të vetë tifozëve. Sulmuesi francez ka ekspozuar para të gjithëve “Topin e Artë”, ndërsa më pas ka dëgjuar të buçasë i gjithë stadiumi duke thirrur emrin e tij. Mbrëmje emocionuese që do të ngulitet gjatë në mendjen e 34-vjeçarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Karim Benzema presenting his Ballon d’Or to the Lyon fans. Goosebumps.pic.twitter.com/BRIqWphRWH
— TC (@totalcristiano) November 11, 2022