Kristian Benteke ende nuk e ka shijuar golin këtë edicion me skuadrën e Kristal Palas. Sulmuesi ishte në fushë që nga minuta e parë dje ndaj Fulham, por sërish nuk mundi që të festonte si shënues, ndonëse skuadra e tij arrit që të fitonte pastër 2-0.
Gjithsesi, në takimin e fundit belgu ishte vërtetë i pafat,m për faktin se vetëm shtylla e ndali për të përshëndetur rrjetën. Ç’është e vërteta, Benteke do të kishte realizuar një gol spektakolare, por tentativa e tij ka “thyer” shtyllën. Sigurisht flasim në kuptimin e figurshëm, por tentativa e tij ishte aq patente, sa ishte e pabesueshme se si ai top nuk përfundoi në fundin rrjetës.