VIDEO/ Bënte portierin e dytë pas Bufonit, shihni çfarë nuhatje e frikshme nga Demiral

Juventusi arriti që të fitonte ndaj Interit në Kupën e Italisë duke e përmbysur rezultatin në 1-2 falë “tre heronjëve”. Padyshim që vëmendjen kryesore e merr gjithmonë Kristiano Ronaldo, që këtë herë arriti të shënonte dopietë. Por ajo që ka bërë jehonë në rrjetet sociale ishte intuita dhe nuhatja e jashtëzakonshme e Demiral për të shpëtuar portën. Në një rast arriti t’ia dilte duke i hequr Sanchezit golin e sigurt, pasi u mposht edhe Bufon.

Mbrojtësi nuk shkoi për të sulmuar Sanchez dhe për të tentuar mbylljen e hapësirës, por shkoi në cepin e lënë bosh nga ana e Bufonit duke bërë ndërhyrjen shpëtimtare falë një prekje. Largim me vlerën e një goli të shënuar! E njëjta situatë është edhe në minutën e 69 atje ku Darmian gjendej pranë portës kundërshtare dhe Demiral shkon menjëherë pas shpinës së Bufon për t’u bërë një portier i dytë dhe për të parashikuar këndin ku do të përfundonte topi. Por në atë rast ishte portieri i Juventusit që bëri shpëtimtarin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online