VIDEO | Benitez “asist” Liverpulit, Bërnli ndalon vrullin e “djajve të kuq”

Të dy klubet e qytetit të Mançesterit kanë zhgënjyer në ndeshjet e mbrëmjes së sotme. Siti  i Guardiolës është mundur nga Njukasëlli i Rafa Benites me rezultatin 2 – 1, ndërsa Junajtid është ndalur në një barazim 2 –  2 në “Old Trafford” ndaj Bërnlit.

Siti kaloi i pari në avantazh me anë të Agueros, i cili tundi rrjetën në minutën e parë të takimit. Te shumë vetë u krijua iluzioni i një fitoreje të lehtë, nga ato që jemi mësuar të shohim shpesh nga skuadra e Guardiolës. Megjithatë, në pjesën e dyti Njukasëll përmbysi kampionët në fuqi dhe i jep kështu një shans të shkëlqyer Liverpulit, që në rast të një fitoreje ndaj Leisterit ditën e nesërme e gjen veten në krye me shtatë pikë diferencë nga ndjekësit.

Në “Old Trafford”, Bërnli doli nga fusha me 1 pikë shumë të vlefshme, por pendesa të skuadra modeste ishte shumë e madhe, pasi kryesonin me rezultat 2 – 0 deri në minutën e 87-të. Pogba dhe Lindelof barazuan shifrat për “djajtë e kuq”, që ndalen pas tetë fitoresh radhazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *