Në letër duhet të ishte e lehtë, në fushë jo edhe aq. Sevilja, megjithatë, ia ka arritur të marrë një fitore me vlera, duke e parë veten thuajse në fazën e grupeve të Europa League, pasi goli i të zakonshmit Sarabia, që deri tani numëron 6 rrjeta në katër ndeshje të zhvilluara, ka mposhtur Sigma Olomouçin.
Edhe pse është vetëm ndeshja e parë, sigurisht që hapi i hedhur në Çeki ka rëndësi të madhe për spanjollët, teksa protagonist në golin e vetëm ka qenë edhe Andre Silva, pasi ishte pasimi i tij që solli rrjetën e futbollistit 26 vjeçar, që ka një histori të bukur…
Në fakt, Sevilja ishte pranë blerjes së Kastijehos, që më pas shkoi te Milani, po që kjo të ndodhte duhej të shitej Sarabia, i rritur te të rinjtë e Real Madridit, prej tre sezonesh në Andaluzi. Dhe, futbollisti spanjoll poi a shpërblen tifozëve këtë besim.
https://www.youtube.com/watch?v=clgA2PjEbbc