VIDEO/ “Bën pritjet që duhen”, vlerësimi i lartë për Thomas Strakoshën në “Champions League”

Thomas Strakosha ka luajtur në Champions League në mënyrën më të mirë kundër Dortmundit. Portieri shqiptar është vlerësuar me notë të lartë për fitoren e marrë në shifrat 3-1 nga ana e lacialëve.

Ekipi i Inzagit ka bindur në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës, pavarësisht dyshimeve që ekzistonin përpara takimit. Po ashtu si edhe Strakosha që është kritikuar në këtë fillim të kampionatit në Seria A. Gardiani kuqezi është vlerësuar me notën 8 nga “LazzioPress”, ku nënvizohen tre ndërhyrje shpëtimtare.

Strakosha- “Fillimisht e mbron portën pas një goditje me kokë nga ana e Delaney dhe më pas ruan rezultatin me ndërhyrjen ndaj Guerreiros. Në pjesën e dytë bëhet shpëtimtar me Halandin. Janë pikërisht ato pritje që të duhen për të mbrojtur rezultatin. Nuk mund të bëj asgjë në golin e pësuar nga Halandi”, mbyllet në përshkrim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *