VIDEO/ Bën gafën fatale një ditë para “Topit të Artë”, Jorginho i fali golin Manchester United-it
U nda në barazim 1-1 supersfida midis Chelseat dhe Manchester United. Pas një pjese të parë të mbyllur 0-0, të dyja skuadrat shënuan përkatësisht në pjesën e dytë me Sanchon dhe Jorginhon. Mesfushori italian ishte protagonisti kryesor i takimit, pasi një gafë e tij i kushtoi golin e disavantazhit Chelseat.
Pas një topi të ardhur drejt tij, italiani ishte i vetëm në prapavijë dhe i pashqetësuar nga askush, por ul keq topin duke i dhuruar një shanc të artë Sanchos. Kjo gafë erdhi një ditë përpara mbrëmjes gala të “Topit të Artë”, ku Jorginho është finalist. Në minutën e 69-të Jorginho korigjon gabimin duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Chelsea fans asked all season about Jadon Sancho…Then he appeared at the little bridge…You couldn't write the script! ?#CHEMUN pic.twitter.com/9j0mzKjbFr
— Praise Lete™? (@Praizelete) November 28, 2021