VIDEO/ Bekim Balaj ndal Partizanin në Loro Borici pas fitores në derbi, Tirana fiton me Laçin dhe merr prapë kryesimin në Superiore

Vllaznia dhe Partizani janë ndalur në barazimin 1-1 në Superiore. Një ndeshje e ndezur që ka pasur gola që në minutat e para. Da Silva nisi që të festonte në minutën e 3 pasi kaloi edhe Zogovic. Ndërkohë barazimi i Vllaznisë nuk ka vonuar shumë pasi Balaj shënoi në të 8 nga pika e bardhë e penalltisë. Hadroj do të shënonte golin e 2 në të 33, por do të anulohej gjithçka pasi kishte pozicion jashtë loje në nisje të aksionit.

Pavarësisht ritmit të lartë të ndeshjes në pjesën e dytë, kështu do të mbyllej rezultati. Nga krahu tjetër Tirana fitoi me Lacin në shifrat 3-2. Florent Hasani shënoi dopietë në 20 minutat e para, ndërsa Lulaj thelloi diferencën në të 45. Në pjesën e dytë kurbinasit ngushtuan diferencat me anë të Guindo nga penalltia. Ndërkohë në fundin e takimit, Ujka shënoi edhe golin e dytë për statistikë. /Sport Ekspres/

Vllaznia-Partizani 1-1 Balaj 8′ p/ Da Silva 3′

 

Tirana-Laci 3-1 Hasani 4′, 19′, Lulaj 45’/ Guindo 55′ p

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online