Vllaznia dhe Partizani janë ndalur në barazimin 1-1 në Superiore. Një ndeshje e ndezur që ka pasur gola që në minutat e para. Da Silva nisi që të festonte në minutën e 3 pasi kaloi edhe Zogovic. Ndërkohë barazimi i Vllaznisë nuk ka vonuar shumë pasi Balaj shënoi në të 8 nga pika e bardhë e penalltisë. Hadroj do të shënonte golin e 2 në të 33, por do të anulohej gjithçka pasi kishte pozicion jashtë loje në nisje të aksionit.
Pavarësisht ritmit të lartë të ndeshjes në pjesën e dytë, kështu do të mbyllej rezultati. Nga krahu tjetër Tirana fitoi me Lacin në shifrat 3-2. Florent Hasani shënoi dopietë në 20 minutat e para, ndërsa Lulaj thelloi diferencën në të 45. Në pjesën e dytë kurbinasit ngushtuan diferencat me anë të Guindo nga penalltia. Ndërkohë në fundin e takimit, Ujka shënoi edhe golin e dytë për statistikë. /Sport Ekspres/
Vllaznia-Partizani 1-1 Balaj 8′ p/ Da Silva 3′
Tirana-Laci 3-1 Hasani 4′, 19′, Lulaj 45’/ Guindo 55′ p