VIDEO/ Befasuan Anglinë por gjejnë humbjen me kuqezinjtë, Tafas bën heroin në triumfin e Shqipërisë

LIVE, Shqipëri U21-Slloveni U21 2-0 Karrica 52′, Dobra 57′

Triumf kuqezi në “Elbasan Arena“. Shqipëria U21 ka mposhtur me shifrat 2-0 Slloveninë U21. Shpresat e Alban Bushit po ecin me hapin e duhur në grupin G, ku tashmë i bashkohen me pikë të barabarta Çekisë kryesuese. Muaji tetor u mbyll me sukses të plotë për kuqezinjtë e vegjël, që pas fitores 2-0 me Andorrën, tashmë marrin 3 pikët e radhës kundër bashkëmoshatarëve sllovenë, të cilët pak ditë më parë ndalën në barazim 2-2 Anglinë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por e dyta do të niste me vrullin e ekipit tonë. Një asist fantastik i Mitajt nxjerr përpara portës Bernard Karricës, i cili tund rrjetën në minutën e 52-të. Vetëm 5 minuta më vonë Dobra do të dyfishonte gjithçka me anë të një goditjeje të saktë me kokë. Sllovenët hidhen të gjithë në sulm për të ndryshuar rezultatin, por Tafas ishte thjesht i pagabueshëm në katërkëndësh. Portieri i Kukësit bën heroin në “Elbasan Arena:, ku përpos goditjeve të shumta të pritura gjatë lojës i mohoi edhe golin nga 11 metrat kundërshtarit në sekondat e fundit të ndeshjes./Halit Deliabshi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online