VIDEO/ Bazeli është shumë i fortë për Partizanin, zviceranët hedhin njërën këmbë në turin e tretë

LIVE, Basel-Partizani 2-0 Stocker 43′, 80′, Arthur 52′

Partizani është larguar me humbje nga Zvicra. Bazeli ka treguar se është tepër i fortë për të kuqtë e Dajës, teksa ka fituar në “St. Jacob Park” me rezultatin 3-0. Kryeqytetasit kanë rezistuar deri në minutën e 43-të, atëherë kur Stocker shënon golin e parë të takimit. Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë Arthur dyfishon shifrat me një gol spektakolar. Roveshata e lojtarit të Bazelit e dërgon topin saktësisht në rrjetë, duke thelluar kështu epërsinë.

Shifrat përfundimtare të kësaj përballjeje vendosen në minutën e 80, kur Stocker shtyn përsëri topin përtej vijës fatale. Bazeli ka marrë kështu nëj fitore mjaft bindëse, e cila e dërgon me njërën këmbë në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online