Në Champions Legaue fitohet me fanellë të rëndë! Kjo ka ndodhur edhe në mbrëmjen e sotme, teksa Milani ka arritur të fitojë ndaj Totenhamit me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është realizuar nga ana e Diaz në minutën e 7.
Kështu kuqezinjtë lënë pas momentin e vështirë dhe krizën e kapluar në Serinë A. Nga krahu tjetër, PSG është tronditur nga Bayern në Paris. Në këtë ndeshje do të shënonte Coman për t’i dhënë suksesin me rezultatin 0-1. Në qytetin e dashurisë për Shën Valentinin, gjermanët ishin “reja e zezë”. /Sport Ekspres/