VIDEO/ Barcelona ndihet “e vjedhur” në Madrid, rasti kur Yamal-it i mohohet penalltia që mund të ndryshonte fatin e “el clasico”-s

“El Clasico”-ja e sotme ka lënë pas mjaft polemika. Barcelona është ndjerë “e vjedhur” në “Santiago Bernabeu”. Tre raste të dyshimta në dëm të Barçës kanë vulosur fatin e këtij takimi. Njëri prej tyre ka parë si protagonist Yamal-in, i cili në minutën e 31-të ngriti zëri për të kërkuar një penallti. Lojtari i ekipit katalanas u rrëzua në zonë pas një ndërhyrjeje të Camavinga-s, por arbitri vijoi lojën.

Gjyqtari i takimit e konsideroi ndërhyrjen të rregullt, duke i mohuar 11 metërshin Yamal-it. Rezultati i ndeshjes në atë moment ishte në baraspeshë 1-1 dhe një penallti mund të kishte ndryshuar fatin përfundimtar të “el clasico”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Barcelona’s claim for penalty
byu/Football_24_7 insoccer