Pas barazimit 1-1 të marrë në “Kamp Nou”, kualifikimi mbeti një çështje e hapur për tu zgjidhur në Itali. Barcelona nuk bindi në ballafaqimin e parë me Napolin, por tregon gjithë forcën e saj mbrëmjen e sotme. Katalanasit kthehen në identitet, teksa shkatë.rrojnë të kaltrit në “Diego Armando Maradona”.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-4, ndërsa goli i parë ka ardhur që në minutën e 8 me anë të Zhordi Albas. Frenki De Jong dyfishon shifrat vetëm 5 minuta më vonë, ndërsa në minutën e 23-të Insinje ngushton shifrat me anë të një 11 metërshi.
Por Barcelona nuk do të ndalej me kaq në pjesën e parë, teksa në minutën e 45 Pike kthehet në sulmues dhe realizon në mënyrë mjaft të bukur në portën napoletane. Ndërkohë golat kanë vijuar edhe në pjesën e dytë, kur Obamejang shënon golin e 4-t në minutën e 59.
Pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt Politano arrin të shënojë, por pa mundur të bëjë asgjë në rezultatin përfundimtar. Barcelona fiton kështu me shifrat 2-4, duke prerë biletën për në çerekfinale të Ligës së Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
AUBAMEYANG WHAT A GOALLLLLL pic.twitter.com/6UB1JtqzF4
— Hamza (@lapulgafreak) February 24, 2022