VIDEO/ Barcelona ka humbur busullën, Reali Madridi është fituesi i sezonit 2019-2020 në La Liga

Reali i Madridit feston sot fitim e titullit kampion për sezonin 2019-2020 në La Liga. Kjo është hera e 34-t që galaktikët ngrejnë lart këtë trofe, duke e pasur atë në arkivën e tyre më shumë se çdo skuadër tjetër spanjolle. Një kampionat i nisur me luhatje por i mbyllur në mënyrën më të mirë në fund.

Mjaftoi një fitore me shifrat 2-1 mbrëmjen e sotme kundër Villareal për t’u kurorëzuar kampion. Dy gola të shënuar nga Benzema, ku njëri erdhi falë penalltisë së fituar nga kapiteni Sergio Ramos. Një fitore që e dërgon skuadrën në 7 pikë përpara Barcelonës kur ka mbetur vetëm një takim për t’u luajtur.

Nga ana tjetër Barcelona ia ka bërë më të lehtë rrugën drejt titullit rivalit të saj më të madh, teksa me drejtimin e Setien e ka humbur tërësisht busullën. Kjo gjë u reflektua edhe sot, pasi u mposht nw “Camp Nou” me shifrat 1-2 kundër Osasunës, e cila që nga minuta e 77 luajti me 10 lojtarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online