Barcelona nuk po kalon një periudhë të mirë në këtë sezon, megjithëse e ardhmja duket premtuese. Akademia e katalanasve ka nxjerrë gjithnjë talente, që shpejt kanë zënë vendin e tyre në arenën europiane. Barça ka gjetur yllin e ri të skuadrës, me Gavin që konsiderohet me të drejtë pasardhësi i denjë i Iniestës.
Vetëm 17 vjeç, por talenti katalanas zotëron një klas të madh dhe këtë e tregon qartë me lëvizjet e tij në fushën e lojës. Tifozët blaugrana kanë shijuar sot magjinë e tij në ndeshjen kundër Elche-së. Gavi ishte autori i golit të dytë të takimit, ku me disa lëvizje mjaft të bukura shmang kundërshtarët dhe e dërgon topin atje kur portieri nuk mund të bënte dot asgjë për ta ndalur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/MohaneshV/status/1472264698447888387