“Thuhet gjithnjë se Roma nuk fiton dot me të mëdhatë“, Murinjo bën paqe me gjyqtarët pas fitores: Ishte arbitër shumë i mirë

Roma ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër rivali direkt për objektivat e tyre. Verdhekuqtë kanë mposhtur thellë 4-1 Atalantën në Bergamo, duke treguar forcën e tyre në kampionat. Zhoze Murinjo ka mbetur padyshim i kënaqur me lojën e bërë nga ekipi i tij, ndërsa në intervistën e dhënë për “DAZN” ka bërë më në fund paqe me arbitrat, të cilët jo pak herë i ka kritikuar në Serie A.

“Gjithmonë është thënë se Roma ishte e paaftë për të fituar ndaj emrave të mëdhenj. Tani kanë kaluar 20 minuta që kur mundëm për herë të fundit një të madh. Arbitri? Shumë i mirë, sepse në këtë lloj ndeshjesh nuk është e lehtë dhe duhej një drejtor ndeshjesh me përvojë”, ka thënë Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online