Shumë kritika ka pasur për Rei Manaj sa i përket performancës së tij në përballjen që Barcelona B ka barazuar pa gola ndaj Prat. Madje do të ishte edhe një gazetar spanjoll që do të sulmonte rëndë sulmuesin shqiptar duke thënë se me të në fushë, katalanasit janë me një lojtar më pak.
Dëshira e Manajt ishte shumë e madhe për t’i heshtur kritikat në takimin e djeshëm që u zhvillua kundër Andorrës. Trajneri i Barcelonës B i ka besuar sërish për 90 minuta që të kishte mundësinë për të lënë gjurmë në këtë përballje.
Por Manaj nuk arriti që të shënonte dhe vazhdon “thatësirën” te katalanasit, për të mos e gjetur dot rrjetën. Në këtë rast nuk duhet të harrojmë se fusha e ekipit kundërshtar mund të ofronte gjithçka, përveçse një ndeshje futbolli. /Sport Ekspres/
— nnnavideos (@nnnavideos) November 7, 2020