PSG do të firmoste me dëshirë edhe për humbjen, triumfi ndaj Rennes i heq…12 lojtarë!

Mallkim në Paris! Ekipi i drejtuar nga ana e Tuchel është duke kaluar një periudhë të errët sa i përket dëmtimeve të shpeshta, me trajnerin që nuk po arrin që të ketë në dizpozicion skuadrën e tij. Në mbrëmjen që lamë pas kampionët e Francës kanë fituar në shifrat 3-0 ndaj Rennes, por duke parë llogarinë totale nga përfundimi i këtij takimi, do të kishin firmosur me dëshirë edhe për një humbje në tavolinë, vetëm për të kursyer vuajtjet e tjera.

Juan Bernat, Presnel Kimpembe, Pablo Sarabia, Mauro Icardi, Marco Verratti, Julian Draxler, Neymar, Kylian Mbappe ishin futbollistët e dëmtuar te PSG dhe që nuk kishin mundësitë për të luajtur as ndaj Rennes. Pa harruar këtu edhe Alexander Letellier që ka rezultuar i infektuar me Koronavirus.

Kësaj liste i janë bashkuar katër lojtarë të tjerë titullarë që janë dëmtuar në ndeshjen ndaj Rennes, duke u detyruar që të largohen nga fusha e blertë. Bëhet fjalë për Gueye, Kehrer, Florenzi dhe Moise Kean. Të gjitha këto mungesa e vendosin PSG në panik, atje ku një tjetër humbje ndaj Leipzig do të bënte që ekipi francez të ishte me një këmbë jashtë “Champions League” që në fazën e grupeve. Por e vetmja shpresë dhe çlirim i momentit është periudha e Kombëtareve që vjen përpara, duke shpresuar në rikuperimin e disa prej lojtarëve të dëmtuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online