VIDEO/ Barcelona B kualifikohet më tej, dy golat e Rei Manajt vlejnë për suksesin e madh të katalanasve

Nga Klaudio Ndreca

Barcelona B ka arritur që të kalojë edhe ekipin e Badajozit në “Play-Off” teksa përballja ka përfunduar 1-1 në kohën e rregullt. Fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh në minutën e 40 me Guzman Casaseca që tundi rrjetën.

Shumë aksione të katalanasve që nuk po kordinoheshin dhe Rei Manaj do të kthehej vendimtar. Sulmuesi shqiptar ka realizuar bukur me kokë teksa po afroheshin minutat e fundit të takimit, duke shpërblyer besimin e trajnerit Pimienta.

Në minutat shtesë nuk do të kishte të tjera realizime për ta vendosur takimin në ruletën ruse. Atje do të vinte një tjetër realizim i saktë nga Rei Manaj, me Barcelonën B që fitoi me shifrat 5-3 dhe kalon më tej duke i’u afruar më shumë Segunda Division pasi kanë vetëm një ndeshje për të fituar. /Sport Ekpres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online