Është e vështirë që të gjej ndonjë rast si ai i Leo Mesit, që të qëndrojë që nga hapat e tij të parë si futbollist deri në fund të karrierës në një klub. Sigurisht, duhet nga të gjithë që edhe klubi ka investuar te “pleshti”, megjithatë ky i fundit nuk mund të luajë përjetë dhe të gjithë mendojnë se çdo të bëjnë katalanasit pasi Leo ta mbyllë me futbollin e luajtur.
E thjeshtë! Në akademinë e Barçës është një tjetër talent që po shkëlqen. Më një prej moshave zinxhir të kampionëve të Italisë luan një vogëlush, i cili mban numrin 11-të, por mediat spanjolle nuk ia publikojnë emrin. Në ndeshjen e fundit, ai jo vetëm që ishte nga më të mirët në fushë, por tregoi aftësi të jashtëzakonshme në driblim dhe në goditje.
Te Barça kanë nisur të flasin që e kanë gjetur pasuesin e mesit, por më e veçanta është se historia mund të përsëritet dhe të kemi një tjetër histori dashurie të përjetshme, pasi klubi di t’i veçojë rastet si ky konkret dhe tani ka edhe eksperiencë për t’i trajtuar me detaje. Të presim me të shohim nëse i riu do të jetë “ylli” i së ardhmes. Nga video duket mjaft premtues.