VIDEO/ Ballkani i Ilir Dajës largohet me kokën lart nga Çekia, Viktoria e Plzenit fiton mes vështirësive ndaj kampionëve të Kosovës

Ka përfunduar me shifrat 1-0 ndeshja mes Viktoria Plzenit dhe Ballkanit. Skuadra e Ilir Dajës largohet me kokën lart nga transferta çeke, teksa ia bëri mjaft të vështirë fitoren kundërshtarit. Përqindja e mbajtjes së topit ishte lehtësisht në favor të kampionëve të Kosovës, por gjuajtjet në portë nuk folën në favorin e tyre.

Çekët arritën të shndërronin në gol njërën prej dy gjuajtjeve që patën në kuadradin e portës së Ballkanit, çka i solli edhe tre pikët e para në grupet e Ligës së Konferencës. Viktorias së Plzenit iu desh të priste për plot 73 minuta për të zhbllokuar shifrat e ndeshjes me anë të Kalvach-ut dhe për të siguruar kështu fitoren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online